LDK kritikon qeverinë, thotë se LVV ka mashtruar për energji të lirë
BKT
Lajme

LDK kritikon qeverinë, thotë se LVV ka mashtruar për energji të lirë

RTK

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka renditur siç i ka quajtur, disa nga ‘mashtrimet e mëdha’ nga ana e Qeverisë Kurti.

Sipas LDK-së, Lëvizja Vetëvendosje premtonte energji të qëndrueshme dhe të lirë, kurse shton se realiteti është shtrenjtimi 100% i energjisë.

Kësisoj, LDK-ja thotë se Lëvizja Vetëvendosje ka mashtruar për energji të lirë dhe energji të qëndrueshme.

Po ashtu, partia e drejtuar nga Lumir Abdixhiku thotë se Qeveria nuk e ka asnjë angazhim për të rritur kapacitetet gjeneruese.


MË SHUME NGA Lajme