17:36 / 12.02.2023
Shpëtim Bajoku fiton në turneun e boksit "Pavarësia 2023"
Uran Krasniqi/RTKLive
Shpëtim Bajoku ka fituar trofeun "Pavarësia 2023", një turne i organizuar në Prishtinë e ku kanë garuar boksierë nga disa vende.
"Federata e boksit e Kosovës organizoi turneun tradicional ndërkombëtar i 15-ti me rradhë "PAVARËSIA"sot me 12 Shkurt 2023, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Pjesëmarrës ishin boksierë nga Zvicra, Sllovenia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova", ka njoftuar Federata e Boksit e Kosovës.
Bajoku është boksier i Gollakut nga Kosova.
Meçe nga turneu janë transmetuar nga RTK.























