City fiton dhe i rri afër Arenalit
BKT
Sport

City fiton dhe i rri afër Arenalit

Uran Krasniqi/RTKLive

Manchester City nuk ia ka lëshuar hapin Arsenalit. Falë rezultatit 3- 1 kundër Aston Villas skuadra e Pep Guardiolës ka rritur presionin ndaj Arsenalit në ndeshjen përpara përballjes së tyre të mërkurën me "Topçinjtë" në krye të tabelës.

Ndeshja nisi furishëm për Cityn, pasi shënuan qysh në minutën e 4’.

Ishte Rodri që realizoi pas asistimit nga Riyad Mahrez. Pastaj ka ardhur goli i Ilkay Gundogan (39’).  Për 3-0 u përkujdes Mahrez (45+1’), që realizoi nga penalltia, e me këtë rezultat edhe përfundoi pjesa e parë.

Manchester United pas fitores së sotme kishte shkuar në 46 pikë dhe renditej në pozitën e dytë në tabelë, por City pas fitores aktualisht ka 48 pikë, tri më pak se lideri Arsenali.