19:46 / 12.02.2023
Peja mposht Sigal Prishtinën
Uran Krasniqi/RTKLive
Peja ka mposhtur Sigal Prishtinën në ndeshjen e sontme që i takonte xhiros së 22-të në Prince Caffe Superligë.
Rezultati përfundimtar ka qenë 74:72 (28:18, 19:18, 14:19, 13:17).
Diferencën e pikëve pejanët e kanë krijuar në të gjitha etapat.
Te Peja u dalluan Arti Hajdari me 14 pikë, Jalen Tate me 19 dhe David Joseph me 18, ndërsa te Sigal Prishtina u dalluan Dardan Berisha me 22 pikë, gjashtë kërcime e gjashtë asistime dhe Derrick Wilson me 23 pikë e gjashtë kërcime.























