09:47 / 13.02.2023
Kansas City mund Filadelfian në një ndeshje spektakolare në Super Bowl
RTSH
Patrick Mahomes udhëhoqi Kansas City Chiefs në një ndeshje epike përballë rivalëve të Filadelfia Eagles në shifrat 38-35, në ngjarjen më të rëndësishme sportive në SHBA - Super Bowl.
Për ekipin e Kansasit, në Arizona, ishte triumfi i tretë në historinë e klubit që fiton trofeun “Lombardi”. Ndërkohë që për Patrick Mahomes ky ishte triumfi i dytë duke e bërë 27-vjeccarin njërin prej lojtarëve që nëse ecën me të tilla ritme do të ketë mundësi që t'i afrohet një fenomeni si Tom Brady (ka fituar 7 herë Super Bowl).
Sa i përket ndeshjes Kansas përmbysi gjithçka pas pushimit mes pjesëve pasi në dy fraksionet e para shkoi në dhomat e zhveshjes me 10 pikë më pas se rivalët nga Filadelfia.
Vitin e ardhshëm Super Bowl 58 do të mbahet në Las Vegas.























