Guardiola: Shkojmë në Londër për të fituar
BKT
Sport

Guardiola: Shkojmë në Londër për të fituar

B. H. / RTKlive

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, pas fitores ndaj Aston Villas (3:1), ka thënë se skuadra e tij do të shkojë të mërkurën për fitore në Londër ndaj liderit, Arsenalit.

Manchester City ka tre pikë më pak dhe një lojë më shumë se Arsenali, i cili fitoi vetëm një pikë në dy takimet e fundit. Dueli i së mërkurës mund të vendosë shumë gjëra në garën e kampionatit anglez.

“Arsenali ka një ndeshje më pak. Do të shohim se çfarë do të ndodhë kur të përfundojë Premier League. Por ne do të shkojmë në Londër për të provuar të fitojmë. Kur një skuadër ka 50 pikë pas pjesës së parë të sezonit, do të thotë se është një ekip i madh. E reduktuam diferencën sepse luajtëm shumë mirë kundër Villas”, tha Guardiola.