17:37 / 13.02.2023
Supertalenti belg në gjurmët e dy gjigantëve anglez
F.Bytyqi/RTKLive
Talenti i Belgjikës, Arthur Vermeeren raportohet se mund të bëhet pjesë e ligës më të fortë në Evropë, Premier Leagues.
18 vjeçari, i cili konsiderohet nga talentët më të mirë në tokën blege, sipas medieve britanike, kërkohet nga gjiganti anglez, Manchester United.
Skautët e ‘Djajve të Kuq’ janë duke vëzhguar Vermeeren të cilin duan të transferojnë në ‘Old Trafford’.
Krerët e Unitedit shumë shpejtë do të nisin negociatat me agjentin e lojtarit.
Krahas skuadrës së Ten Hag, thuhet se edhe Newcastle United është i interesuar për supertalentin belg.























