19:48 / 13.02.2023
Reali kishte refuzuar mega-ofertën e PSG-së për Vinicius Junior
F.Bytyqi/RTKLive
Sulmuesi brazilian Vinicius Junior duket se është i paprekshëm tek Real Madridi.
Sipas ‘El Nacional’, gjigantët e La Ligës kishin refuzuar ofertën 135 milionë euro të PSG-së për ylli brazilian.
Vinicius Junior është një nga lojtarët kryesor në skuadrën e Carlo Ancelotti. Siç raportohet, braziliani ‘nuk është në shitje’, por nuk përjashtohet mundësia e shkëmbimit Vinicius-Mbappe.
Ylli francez mbetet objektiv kryesor i Real Madridit.























