20:07 / 13.02.2023
‘Spurs’ e shesin yllin e tyre, PSG në sulm
F.Bytyqi/RTKLive
PSG po monitoron situatën e asit të Tottenham Hotspur, Harry Kane, raporton ‘Fichajes’.
Sulmuesi i ‘Spurs’ thuhet se po kërkon largimin nga klubi anglez dhe Tottenham janë të gatshëm ta shesin atë, por vetëm në një klub në një ligë tjetër.
Kjo i jep avantazh të lehtë kampionëve në fuqi të Francës, të cilët tashmë janë duke u përgatitur të nisin negociatat me skuadrën angleze për transferimin e Kane në Paris.
Ndryshe, reprezentuesi i ‘Tre Luanëve’ kërkohet edhe nga Manchester United dhe Real Madrid.























