22:56 / 13.02.2023
Liverpooli mposht Evertonin në kryederbin anglez
F.Bytyqi/RTKLive
Liverpooli e ka fituar kryederbin anglez, duke mundur Evertonin, me rezultat 2-0, sonte në kuadër të javës së 21-të në Premier League.
Të besuarit e Jurgen Klopp më në fund ia dolën që të arrijnë në fitore tejet të rëndësishme në garën për të siguruar një vend që çon në kupat evropiane.
Salah (36’) dhe Gakpo (49’), shënuan nga një gol për fitoren e ‘The Reds’, e cila tani ka 32 pikë në vendin e nëntë, kurse, Everton mbetet në zonën e rrezikshme me vetëm 18-të pikë të grumbulluara.























