Bayerni ngrin PSG-n në ‘Parkun e Princave’, Milani mposht Tottenhamin
BKT
Sport

Bayerni ngrin PSG-n në ‘Parkun e Princave’, Milani mposht Tottenhamin

F.Bytyqi/RTKLive

(E plotësuar) Bayern Munich e ka mposhtur PSG-n, me rezultat 0-1, midis ‘Parkut të Princave’, në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.

‘Bavarezët’ kanë bërë një hap të madh në garën për të kaluar në rrethin tjetër të garës elitare evropiane.

Në një sfidë interesante, ishin kampionët në fuqi të Gjermanisë që dolën kokë latë nga Parisi, falë golit të Coman (53’).

Parisienët në fraksionin e dytë më gjithë ‘arsenalin’ e tyre e kërkuan golin, por tentimet tyre të kota. Në fakt, PSG përmes Mbappe shënuan gol, por ky gol u anulua për shkak të pozitës jashtë lojë.

Kështu, Bayern Munich sfidën kthyese që luhet në ‘Alianz Arena’ e pret me avantazhin prej 0-1.

Ndërkohë, fitore ka shënuar edhe Milan që në ‘San Siro’ mundi Tottenhamin me rezultat 1-0.

Diaz (7’), shënoi golin e vetëm dhe të fitores për ‘Rossonerët’ që bëjnë hapin e parë për kualifikim në rundin tjetër të Ligës së Kampionëve.

PSG-Bayern dhe Milan-Tottenham, kështu mbyllen pjesët e para

(E plotësuar) Pa gola është mbyllur pjesa e parë mes PSG-së dhe Bayern Munich, sfidë kjo që po luhet në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Kampionët në fuqi të Francës dhe Gjermanisë, po përballen në ‘Parkun e Princave’, në një ndeshje interesante.

Pavarësisht disa rasteve të krijuara nga të dy skuadrat, megjithatë, pjesëloja e parë u mbyll pa gola.

Ndërkohë, pjesa e parë e duelit mes Milanit dhe Tottenhamit, ndeshje kjo që po luhet në ‘San Siro’ është mbyllur me epërsinë e skuadrës italiane prej 1-0, me golin e shënuar nga Diaz (7’).

Pas pak nisin pjesët e dyta.