09:34 / 15.02.2023
Conte paralajmëron Milanin për ndeshjen e kthimit
Uran Krasniqi / RTKLive
Antonio Conte ka paralajmëruar Milanin se skuadra e tij mund të kthehet në rezultat kur të zhvillohet ndeshja e dytë në Angli.
Milan ka mposhtur Tottenhamin 1-0 mbrëmë në ndeshjen e parë të 1/8 të finales në Champions League.
"Ishte një atmosferë fantastike. Unë e njoh San Siron dhe e di vështirësinë për të luajtur në këtë atmosferë. Janë dy ndeshje. Sigurisht që në ndeshjen e dytë ne luajmë në stadiumin tonë dhe me siguri të gjithë tifozët do të krijojnë atmosferën e duhur për të na shtyrë të kapërcejmë Milanin”, ka thënë trajneri italian.























