15:05 / 15.02.2023
SHBA-ja, Meksika dhe Kanada "kualifikohen" për në Botërorin e vitit 2026
Uran Krasniqi / RTKLive
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksika dhe Kanada janë konfirmuar nga FIFA si pjesë e Botërorit të futbollit të vitit 2026 pa marrë pjesë në kualifikime pasi që të tri vendet janë nikoqire të ngjarjes që do të organizohet.
Përmes një deklarate, FIFA ka treguar edhe kandidaturat e deritanishme për organizimin e Botërorit të vitit 2030. Bëhet fjalë për një propozim të përbashkët të Amerikës së Jugut me Uruguain, Argjentinën, Paraguajin dhe Kilin; një propozim tjetër i përbashkët Spanjë-Portugali, Maroku dhe Ukraina























