Valmir Veliu bëhet me klub të ri
BKT
Sport

Valmir Veliu bëhet me klub të ri

F.Bytyqi/RTKLive

Sulmuesi kosovar Valmir Veliu është bërë më klub të ri.

Ish-futbollisti i Llapit nga skuadra turke Gaziantep është huazuar tek Istanbulspor.

Tërheqja e Gaziantep nga garat për shkak të tërmetit shkatërrues ka bërë që futbollisti kosovar të huazohet tek Istanbulspor, raportojnë mediat turke.

“Pas Mirza Cihanit, në skuadrën nga Stambolli shkoi edhe lojtari kosovar i Gaziantep, Valmir Veliu. Ai u huazua te Istanbulspori” – shkruan “Gazianteppusula.com”.

Istanbulspori pozicionohet në vendin e 18-të në Superligën e Turqisë dhe po lufton për mbijetesë.

Veliu tek Istanbulspori do t’i bashkohet edhe disa lojtarëve të tjerë shqiptarë. Bëhet fjalë për Valon Ethemin, Jetmir Topallin, Florian Loshajn, Eduart Rrocën dhe Sidrit Gurin.