Dortmundi mposht Chelsean në një sfidë dramatike, Benfica mund Brugge
BKT
Sport

Dortmundi mposht Chelsean në një sfidë dramatike, Benfica mund Brugge

F.Bytyqi/RTKLive

(E plotësuar) Borussia Dortmund e ka mposhtur Chelsean, me rezultat 1-0, sonte në stadiumin “Signal Iduna Park”, sfidë kjo e zhvilluar në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Dueli mes ‘milionerëve’ të Gjermanisë dhe ‘Bluve’ të Londrës, ka prodhuar një supersfidë të cilën në fund e fitojë skuadra gjermane.

Adeyemi (63’), shënoi golin e fitores së madhe për Dortmundin, e cila bëri hapin e madh në garën për të kaluar në rundin tjetër të këtij rrethi në garën elitare evropiane.

Chelsea bëri presion të madh drejt portës së nikoqirëve, sidomos në finish të ndeshjes, duke rrezikuar disa herë portën e Dortmundi, megjithatë, assesi londinezët nuk ia dolën të thyen mbrojtjen e skuadrës së Borussias.

Hap të madh për kualifikim në rundin tjetër të kësaj garë masovike, ka bërë edhe Benfica e cila në udhëtim mundi Clube Brugge, me rezultat 0-2.

Joao Mario (51’) dhe Neres (88’), shënuan nga një gol për fitoren e skuadrës portugeze.  

Kështu mbyllen pjesët e para Dortmund-Chelsea dhe Brugge-Benfica

(E plotësuar) Janë mbyllur pjesët e para në dy ndeshjet e sontme të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Pjesa e parë e sfidës kryesore të natës së sontme mes Borussia Dortmundit dhe Chelseas, është mbyllur pa gola, në sfidën që po luhet në stadiumin “Signal Iduna Park”.

Ky duel po sjellë një ndeshje interesante e cila po luhet në pranin e 80 mijë tifozëve, por që pjesëloja e parë u mbyll pa gola.

Pa gola është mbyllur edhe fraksionin i parë i ndeshjes Clube Brugge-Benfica, një tjetër ndeshje joshëse në kuadër të këtij rrethi të garave.

Pas pak nisin pjesët e dyta.