Haxhiu: Nëse opozita nuk na mbështetë, të paktën të heshtë
F.Sertolli/RTKlive
Ministrja Haxhiu kërkoi nga opozita që të bashkohen në këtë periudhë, në mënyrë që mos ta lejojnë një Serbi të vogël brenda Kosovës. Ajo megjithatë kërkoi nga opozita që nëse nuk e mbështesin kryeministrin Kurti në këto bisedime, të paktën mos ta pengojnë, derisa tha se Kosova nuk ka më çka jep më shumë.
“Duhet unifikim përballë kërkesave të vazhdueshme të palës serbe. I ftoj edhe opozitën ta japin kontributin e tyre. Këta persona nëse nuk do të na mbështesin të paktën mos të flasin. Sepse janë pasojat e opozitës së tashme kur kanë qenë në qeverisje, me të cilat po i kalojmë tash. Pra ata të paktën mos të flasin sepse nuk kanë legjitimet as moral as politik të flasin për këtë çështje”, deklaroi ajo.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhi e ftuar në lajmet e fundit në RTK duke folur për sistemin e drejtësisë, ka thënë se që nga fillimi i mandatit të saj si ministre, janë në rrugë të mbarë për të vëne në binarë sistemin e drejtësisë në vend.
Haxhiu: Mostrat e Astrit Deharit, vetëm tre persona i kanë pasur çelësat e dhomës
Ministrja Haxhiu ndër të tjera, ka folur edhe për ministrinë që ajo e drejton për periudhën dyvjeçare. E para e kësaj ministrie, ka thënë se ka përparime të dukshme në kuptimin e reformave që janë duke u bërë në Ministrinë e Drejtësisë.
“Ne kuptim të reformave që jemi nisur që nga fillimi qeverisë, unë konsiderojë se jemi në rrugë të mbarë. Kanë kaluar dy vite dhe ne kemi përparime të dukshme, realisht të gjitha këto procese i kemi dërguar tashmë në Kuvendin e Kosovës, dhe të gjitha këto paraprakisht i kemi konfirmuar në Komisionin e Vencias. Dhe duke qenë së janë procese të ndejshme, janë reforma të mëdha, nuk kemi dashur të kemi vetëm mendimin e Qeverisë në raporton më të njëjta, prandaj kemi marr edhe një version të Vencias”, tha ajo.
Ministrja Haxhiu e pranon se ka hasur në probleme të natyrave të ndryshme. Madje, ajo thotë se pikërisht për shkak të këtyre probleme, janë zhdukur edhe mostrat e Astrit Deharit.
“Ajo që unë dua të konsideroj se duhet të bëhet edhe më shumë punë është vetë Ministria e Drejtësisë, janë vet agjensionet që janë nën ombrellën e Ministrisë së Drejtësisë, kryesisht institucioni i ministrisë ligjorë që unë sot e kësaj ditë i bëjë përgjegjës të gjitha qeveritë që kanë drejtuar ministrinë dhe asnjëherë nuk e kanë kthyer vëmendjen të Instituti i Mjekësisë Ligjorë që është një institucion shumë i rëndësishme. Ka probleme të neglizhencave të ndryshme, raporte jo të mira ndër kolegjiale, pengesa që ja bëjnë reformave që kemi nisur, pra ka pengesa të shumta dhe tash për shkak të këtyre problemeve edhe mostrat e Astrit Deharit janë zhdukur. Ne kemi marr veprimet tona, është pak e habitshme se vetëm tre persona i kanë pasur çelësat e asaj dhomë”, ka thënë ministrja Haxhiu.
Ajo ka folur edhe për vonesat në reformat e sistemit të drejtësisë dhe për vonesat që Gjykata Kushtetuese po u bënë ankesave atje.
“Edhe me legjislacionin në fuqi, lëndët të cilat i drejtohen Kushtetueses kanë afat 60 ditë për shqyrtim. Mirëpo ka pasur raste kur Kushtetuesja i ka vonuar trajtimin e lëndëve dhe se nuk mund ta dijë se pse po ndodh një gjë e tillë”, tha Haxhiu, duke shtuar se duke e marrë parasysh zgjedhjen e anëtarëve në Kushtetuese nuk mund të them që ka tendenca të anëtarëve për vonesat e lëndëve por se një gjë tillë vërtet po zgjat.
“Gjykata Kushtetuese duhet t’i shoh këto lëndë që nuk janë të një Qeverie por janë me interes shtetëror”, ka thënë e para e drejtësisë Albulena Haxhiu.























