06:25 / 16.02.2023
Kuvendi mban seancë, shqyrton projekt-rezolutën për tatimin në pronë
A.B / RTKlive
Kuvendi i Kosovës, sot do të mbajë seancën plenare të radhës.
Në seancën e të enjtes, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, Kuvendi do të votojë për propozimin e GP të Vetëvendosjes për zëvendësimin e anëtarëve nëpër komisione parlamentare, për të vijuar me votimin në parim të Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, raporton RTKlive.
Në rend dite të kësaj seance do të jetë edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për verëra dhe shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së rritjes së faturave të tatimit në pronë.























