Sot mbahet konferenca e Apelit në rastin e Salih Mustafës
BKT
Lajme

Sot mbahet konferenca e Apelit në rastin e Salih Mustafës

RTK

Në Gjykatën e Hagës, sot pritet të mbahet konferenca në çështjen e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

Gjykata urdhëroi mbrojtjen që ta dorëzojë versionin e redaktuar publik të njoftimit për apel deri më 13 shkurt. Mustafa, në dhjetor të vitit 2022 është dënuar nga Gjykata Speciale në Hagë me 26 vjet burgim. Ai u gjet fajtor për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë. Nga gjykata është thënë se këto krime dyshohet se janë kryer në kompleksin e ndalimit në Zllash, në prill të vitit 1999.


MË SHUME NGA Lajme