Arteta pas humbjes nga City: Lojtarët ende kanë besim
BKT
Sport

Arteta pas humbjes nga City: Lojtarët ende kanë besim

F.Bytyqi/RTKLive

Arsenali me humbjen nga Manchester City (1-3), ka bërë një hap fals në garën për titull të kampionit.

Edhe vet trajneri i ‘Topçinjve’, Mikel Arteta e pranon se humbja nga ‘Qytetarët’ është një goditje e madhe për skuadrën e tij në ‘luftën’ për titull të kampionit në Premier League, megjithatë, ai beson të besuarit e tij, ende mund të arrijnë objektivin e këtij sezoni, titullin e kampionit.

“Ishte një betejë e madhe, derisa ne pësuam golin e dytë. Mendonim se mund t’i mundnim ata, por dhuruam tre gola dhe ndeshja pastaj përfundoi. Gabime të tilla në këto nivele ti nuk mund të bësh”, ka thënë Arteta.

Gara për titull? Unë kam më shumë besim sesa kisha përpara ndeshjes për shkak të lojës dhe nivelit që tregoi skuadra kundër Manchester Cityt. Ata donin të luanin një tjetër ndeshje nga ajo që luajtëm ne. Lojtarët ende kanë besim, e ndiej. Ata mendojë se mund t’ia dalin”, theksoi ai.