Deputeti Abazi shkarkohet nga detyrat në dy komisione Parlamentare
BKT
Foto: RTKlive
Lajme

Deputeti Abazi shkarkohet nga detyrat në dy komisione Parlamentare

J.Musliu/RTKlive

Nga 62 vota, 53 ishin për, as një kundër dhe nëntë abstenime.

Në këtë mënyrë deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë miratuar sot kërkesën e subjektit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për të zëvendësuar anëtarët në disa Komisione Parlamentare.

Deputeti i LVV-së,  Haki Abazi është shkarkuar nga të qenit Kryetar i Komisionit Parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë.

Në vend të tij, është emëruar  deputetja e Vetëvendosjes, Arbëreshë Kryeziu- Hyseni.

Ndërkohë, në Komisionin për Stabilizim Asociim, deputeti Haki Abazi është zëvendësuar  me deputetin Dimal Basha.

 


MË SHUME NGA Lajme