15:48 / 16.02.2023
Verë e ‘nxehtë’ për Kane, Bayern e United në garë për anglezin
F.Bytyqi/RTKLive
Bayern Munich raportohet se nuk e ka ndërmend të heq dorë nga sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane.
‘Bavarezët’ sipas ‘BILD’ e shohin sulmuesin anglez lojtar ideal për mbulluar boshllëkun në repartin e sulmit.
Kane është në shenjestër të disa klubeve evropiane përfshirë edhe Manchester Unitedin.
Drejtuesit e Bayern Munich thuhet se janë duke përgatitur ofertën për asin e ‘Spurs’, të cilin kampionët në fuqi të Gjermanisë e duan në skuadër për sezonin e ardhshëm.
Sipas ‘BILD’ Manchester United dhe Bayern Munich do të garojnë për blerjen e reprezentuesit të ‘Tre Luanëve’.























