Mbreti Charles III: Të forcojmë partneritetin tonë në këto kohë sfiduese
BKT
Lajme

Mbreti Charles III: Të forcojmë partneritetin tonë në këto kohë sfiduese

M.Miftari/RTKLive

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letër urimi për 15- vjetorin e Pavarësisë së Kosovës nga Mbreti Charles III i Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore.

Skundër njofton Zyra e Presidencës, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka marrë letër urimi për nder të 15-vjetorit të pavarësisë së vendit nga Mbreti Charles III.

Në letrën  e Shkëlqesisë së tij, Mbretit Charles, mes tjerash, thuhet se pret vazhdimin e miqësisë dhe që partneriteti në mes të dyja vendeve të forcohet në këto kohë sfiduese.

“Dëshiroj t’i shpreh Shkëlqesisë Suaj dhe popullit të Republikës së Kosovës urimet e mia më të përzemërta në këtë ditë të veçantë për vendin tuaj me rastin e Ditës së Pavarësisë. Pres me padurim vazhdimin e miqësisë së ngrohtë dhe partneritetit të fortë mes dy vendeve tona, gjersa po përballemi me këto kohë sfiduese”, thuhet në letrën e urimit të Mbretit Charles III i Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore.


MË SHUME NGA Lajme