Kthimi më herët se sa duhej i kushton Contes
BKT
Sport

Kthimi më herët se sa duhej i kushton Contes

Uran Krasniqi/RTKLive

Padurimi ka bërë që Antonio Conte të kthehet në detyrë ende pa u shëruar plotësisht nga operacioni dhe kjo i ka kushtuar, duk bërë që ai sërish të ketë nevojë për trajtim. Këtë e ka konfirmuar italiani po edhe klubi i Tottenhamit. 

Conte drejtoi skuadrën teksa humbi nga Leicister në Premier League dhe nga Milan në Champions League. 

"Ndjenja e madhe e përgjegjësisë ndaj klubit, lojtarëve, stafit dhe tifozëve më sollën të rikthehesha para kohës. Fatkeqësisht e nënvlerësova procesin, që ishte një operacion serioz", ka thënë ai. 

Klubi anglez ka bërë të ditur se ekipi i parë do të drejtohet nga Cristian Stellini.