Arrin në Kosovë ekipi i kërkim-shpëtimit nga Turqia|Video
BKT
Lajme

Arrin në Kosovë ekipi i kërkim-shpëtimit nga Turqia|Video

Valjete Shala/ RTK

Në ndihmë Turqisë, Kosova dërgoi njësite të FSK-së të cilët iu bashkuan ekipeve të shpëtimit atje duke ndihmuar në menaxhimin e situatës. Në Turqi nga Kosova shkoi edhe një ekip nga Shoqata për Kërkim-Shpëtim.

Ai sot u kthye në Prishtinë ku rrëfeu për RTK-në për operacionet ku mori pjesë për të shpëtuar jetë.
Pas misionit për të shpëtuar jetë, si pasojë e tërmetit në Turqi që shkaktoi dhjetëra mijëra viktima.

Në aeroport ata u pritën nga ambasadori i Turqisë në Kosovë, si dhe nga familjarët e tyre.
Vullnetarët treguan për gjendjen atje dhe për operacionet e shpëtimit.
“Ka qenë një rast i veçantë ku e kanë marrë një fëmijë dhe e kanë qitur në rrugë për të vdekur e në fakt një ushtarak i Turqisë e ka hapur dhe e ka pa që nuk është e vdekur dhe ia ka pa një lot. Kjo ka bërë që ne pastaj bashkërisht të asistojmë", tha Fanol Shala, pjesëtar i shoqatës.
“Gjendja: mund te them se 99% i qytetit është i shkatërruar. Në çdo shtëpi, banesë ka viktima...ka shpresë hala që ka mundësi me gjetur trupa të gjallë për shkak se ka hapësira nëpër ndërtesa", tha Mentor Maloku, nënkryetar i Shoqatës së Kosovës për Kërkim- Shpëtim.
“Kemi dëshmuar qe jemi popull i vogël por me zemër të madhe dhe mundemi me jap shumë", tha Ilir Gaxha, pjesëtar i shoqatës.
Kjo ndihmë u vlerësua lart nga diplomati turk.
“Në këtë kohë të vështirë, miku dhe vëllai ynë Kosova ka zgjatur dorën e ndihmës. Është një ndihmë shumë e vlefshme, si morale, ashtu edhe materiale për ne. Si ekip i kërkim-shpëtimit të Kosovës, ata punuan në terren në kushte shumë të vështira. Ata nxorën të gjallë 2 persona, njëri është fëmijë 3 vjeç. Unë i falënderoj. Dera jonë këtu është e hapur për ta dhe familjet e tyre”, deklaroi Sabri Tunç Ang, ambasador I Turqisë në Kosovë.
Gjashtë pjesëtarët nga Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim, gjatë operacioneve atje kanë arritur të shpëtojnë disa jetë njerëzish.


MË SHUME NGA Lajme