Krerët shtetëror e kreu i Shqipërisë, homazhe pranë varrit të Rugovës
BKT
Foto: Qëndresa Duraku-Xharra/RTK
Lajme

Krerët shtetëror e kreu i Shqipërisë, homazhe pranë varrit të Rugovës

J.Musliu/RTKlive

Për nder të 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, krerët e shteit të kosovës por edhe presidenti I Shqipërisë, së bashku, bën homazhe te varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri, Albin Kurti, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca bashkë me presidentin shqiptar, Bajram Begaj, kanë vazhduar homazhet dhe nderimet edhe te varri i veprimtarit, Adem Demaçi.

Për shënimin e 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Qeveria e Kosovës ka organizuar një sërë aktivitetesh.

Pas mbledhjes festive të Qeverisë, është bërë ngritja solemne e Flamurit të Republikës së Kosovë. Krerët shtetërorë bënë homazhe edhe te Monumenti i të Pagjeturve. Ndërsa, janë paraparë edhe homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Po ashtu, për nder të 15 vjetorit të pavarësisë në sheshet e Prishtinës, do të parakalojnë ushtarët e Forcës të Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës.

Gjatë pasditës, do të ketë edhe aktivitete të tjera.


MË SHUME NGA Lajme