10:41 / 17.02.2023
Haradinaj uron nga Prekazi: Këtu buron liria
E. Hoti/ RTKlive
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Prekaz me rastin e 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Pas homazheve, Haradinaj ka thënë se nderimi për familjen Jasharaj është i përhershëm.
"Në Prekaz, aty ku buron liria. Nderimi është i përhershëm për Jasharajt dhe Kryekomandantin Adem Jashari, të cilët ndryshuan rrjedhën e historisë sonë të re.
Kosovë, urime 15-vjetori i Pavarësisë!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.























