Trajneri i Juves thotë se kualifikimi duhet të ndodhë në Francë
BKT
Sport

Trajneri i Juves thotë se kualifikimi duhet të ndodhë në Francë

Uran Krasniqi/RTKLive

Massimiliano Allegri ka thënë se Juventusi tash në Francë duhet të gjejë kualifikimin për raundin tjetër të Europa League. 

Skuadra italiane të enjten ka barazuar 1-1 me Nantes. 

Allegri ka shprehur pakënaqësi për mënyrën e barazimit të rezultatit po edhe për disa raste të lëshuara për avancim. 

"Patëm mundësinë të ecnim 2-1 në disa raste. Duhet të sigurojmë kualifikimin në Francë. Por tani duhet të mendojmë për Spezian të dielën", ka thënë ai.