16:36 / 17.02.2023
Ky është urimi i Muriqit për 15-të vjetorin e pavarësisë së Kosovës
RTKLive
Mes shumë figurave që kanë uruar këtë ditë të shënuar për Kosovën është edhe Vedad Muriqi.
Sulmuesi i Mallorcas, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka publikuar fjalët e veta për këtë ditë të madhe.
“15 vjet shtet”, ka shkruar Muriqi shkurtimisht në Twitter.
Sulmuesi nga Prizreni ka shënuar 23 gola në 44 ndeshje me Kombëtaren e Kosovës.























