19:13 / 17.02.2023
Pas Valencias, edhe Real Betis e kërkon Uzunin
F.Bytyqi/RTKLive
Sulmuesin shqiptar Myrto Uzunin shumë shpejtë mund ta shohim në elitën e futbollit spanjoll.
Reprezentuesi kuqezi është duke bërë një sezon të madh me skuadrën Granada e cila garon në La Liga 2.
Uzuni këtë edicion në 24 ndeshje zyrtare ka realizuar 17 gola dhe ka dy asistime, duke mbajtur pozitën e parë të golashënuesve në kategorinë e dytë spanjolle.
Mediet iberike raportojnë se Uzuni është në krye të listës së dëshirave të Real Betisit për edicionin e ardhshëm.
Real Betisi thuhet së dëshiron me çdo kusht shqiptarin dhe me Uzunin synon ta zëvendësojë Wilian Jose i cili do të largohet në verë.
Përveç Betisit, sulmuesi shqiptar po monitorohet edhe nga Valencia, një tjetër klub i njohur spanjoll.























