Mourinho zëvendëson Galtier-in të PSG-ja?
F.Bytyqi/RTKLive
Jose Mourinho është një tjetër trajner që mund të marrë drejtimin e PSG-së.
Kampionët në fuqi të Francës, sipas medieve franceze, kanë nisur negociatat me trajnerin e AS Romës, Jose Mourinhon.
Drejtuesit e PSG-së tashmë janë hedhur në kërkim të pasuesit Christophe Galtier, më të cilin duket së në fund të këtij sezoni, do t’i ndajnë rrugët.
Sipas gazetarit francez, Santi Auona kohëve të fundit janë duke u zhvilluar negociata në mes të këshilltarit të PSG-së, Luis Campos dhe Mourinho-s, ky i fundit thuhet se nuk është i kënaqur me punën që bën menaxhmenti i skuadrës ‘romake’.
Strategu portugez njihet si një fans i madh i yllit të PSG-së, Kylian Mbappe dhe ai po ashtu do të gjente një bashkëpunëtor të ngushtë të tij në kryeqytetin francez, ish asistentin e tij të Tottenhamit, Joao Sacramento që është pjesë e stafit të Galtier në Paris.
Mourinho me Romën ka kontratë deri në qershor 2024, por nuk përjashtohet mundësia që tekniku italian qysh gjatë kësaj verë të marr ‘timonin’ e PSG-së.























