Rama takon reporteren e CNN-it gjatë luftës: Gëzuar Pavarësinë Kosovë
BKT
Shqipëri

Rama takon reporteren e CNN-it gjatë luftës: Gëzuar Pavarësinë Kosovë

ATSH

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Mynih për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë, takoi reporteren e CNN-it, që raportoi gjatë luftës nga Kosova, Christiane Amanpour.

“Me legjendën e CNN dhe reporteren e paharrueshme të luftës së Kosovës, Christiane Amanpour, një urim për pavarësinë e Kosovës”, u shpreh Rama.

Amanpour përcolli në 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës një urim. “Gëzuar Pavarësinë Kosovë”, thuhet në urim.

Kosova feston sot 15-vjetorin e Pavarësisë, të shpallur në 17 shkurtin historik të 2008-ës, pas arritjes së lirisë në 12 qershor 1999, kur nisën të hyjnë forcat paqeruajtëse shpëtimtare të NATO-s e të vendoset Misioni i Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara.


MË SHUME NGA Shqipëri