Fundjavë e zjarrtë në top-ligat evropiane
F.Bytyqi/RTKLive
Një fundjave e zjarrtë na pret në top-ligat evropiane.
Premier League vjen sot me tetë ndeshjet e javës së 23-të, ku spikat dueli Newcastle-Liverpool, ndeshje kjo që starton në orën 18:30.
Kjo xhiro në Angli hapet me duelin Aston Villa-Arsenal, sfidë kjo që nis në orën 13:30. ‘Topçinjtë’ pas humbjes nga Manchester City opsion të vetëm kanë fitoren, në të kundërtën çdo rezultat tjetër do të ishte hap flas në garën për titull të kampionit në ishull.
Ndërkaq, Manchester City luan në udhëtim tek Nottingham Forest, derisa Chelsea para tifozëve të saj, do të kërkojë pikët e plota në duel me Southamptonin.
La Liga, një tjetër ligë joshëse, sot vjen me katër ndeshjet e javës së 22-të, ku dueli kryesor luhet në mbrëmje mes Osasunës dhe Real Madrdit. Test t i vështirë do të jetë edhe për Mallorcan e Vedat Muriqit që përballet me Villarealin, ndeshje kjo që nis në orën 18:30.
Serie A rikthehet me tri ndeshjet e para të xhiros së 23-të, ku veçohen duelet Monza-Milan dhe Inter-Udinese.
Sfida interesante pritet të luhen edhe në Bundesligën gjermane, Borussia Monchengladbach sfidon Bayern Munich, në një ndeshje ku piket për të dy skuadrat janë tejet të rëndësishme.
Ndërkaq, elita franceze sjellë dy ndeshje interesante mes Nice-Reims përkatësisht Strasburg-Angers.























