Drita mposht Dukagjinin, Prishtina bie në Ferizaj, s’gabon Llapi
F.Bytyqi/RTKLive
Janë mbyllur tri ndeshjet e para të javës së 20-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Drita e ka mposhtur Dukagjinin, me rezultat 5-1, në ndeshjen kryesor të ditës së sotëm në elitën e futbollit tonë.
Tahiri (41’), Basriu (71’, autogol), Krasniqi (83’), Selmani (89’) dhe Ajzeraj, shënuan për fitoren e gjilanasve, derisa golin e vetëm për skuadrën mike e realizoi Ahmeti (68’).
Pas kësaj fitore, Drita ka 41 pikë, aq sa ka edhe Ballkani në krye të tabelës, por kampionët në fuqi të Kosovës nesër luajnë ndeshjen e radhës kundër Drencës. Dukagjini zë vendin e gjashtë me 25 pikë.
Fitore tejet të rëndësishme ka arritur Ferizaj që para tifozëve të saj mundi Prishtinën, me rezultat 1-0 falë golit Panadic (42’).
Pikët e plota dhe tejet të rëndësishme i ka arkëtuar edhe Llapi që në ‘Zahir Pajaziti’ mundi Trepçën ‘89, me rezultat 2-1. Alidema (47’) dhe Firmino (74’), shënuan për llapjanët, kurse, golin e vetëm për ‘Minatorët’ e realizoi Muja (59’).























