Në gjendje të jashtëzakonshme ekipi i FSK-së feston 15 vjetorin e shtetit
V.Thaçi/TKlive
Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka festuar 15 vjetorin e Pavarësisë në Hatay të Turqisë në gjendje të jashtëzakonshme, njofton ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
“Edhe pse në gjendje të jashtëzakonshme, ushtarakë të forcave turke gjetën kohë të vizitojnë ushtarakët tanë në zonën e operacionit të kërkim- shpëtimit, për t'u uruar Ditën e Pavarësisë. Gjithashtu, komandot e forcave turke në shenjë mirënjohje e falënderimi për gjithë mbështetjen e ofruar nga shteti dhe ushtria jonë dhuruan flamurin e Republikës së Turqisë”, ka shkruar Mehaj.
Miku më i mirë është ai që ke përkrah në ditë të vështirë, deklaroi Mehaj.
Kujtojmë, se një njësit i FSK-së i trajnuar për kërkim shpëtim, po merr pjesë në mision humanitar në Turqi, pasi këtë shtetet e godi një tërmeti fuqishëm, i cili pas vete la mbi 44 mijë të vdekur.























