Nottingham ndal Cityn, Southampton thellon krizën e Chelseas
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Manchester City është ndalur nga Nottingham, duke luajtur baras 1-1, të shtunën në kuadër të Premier Leagues.
Skuadra e Pep Guardiolës ka humbur mundësinë për t’u rikthyer në krye të tabelës pas barazimit me Nottingham.
‘Qytetarët’ ishin afër fitores pasi kishin epërsinë deri në minutën e 84-të pas golit te Silvas (41’).
Mirëpo, në finish të kësaj sfidë, ishte Wood (84’), i cili ia siguroi një pikë tejet të rëndësishme Nottingham-it, e cila tani ka renditet e 13-ta me 25 pikë të tubuara, kurse, City zë vendin e dytë me 52 pikë, dy me pak se lideri i tabelës, Arsenal.
Chelsea ka vazhduar me formën e dobët këtë edicion të garave. Londinezët u mundën para tifozëve të tyre nga Southamptoni, me rezultat 0-1.
Ward-Prowse (45+1’), shënoi golin e fitores për skuadrën mike, e cila është e fundit në tabelë me vetëm 18 pikë, derisa Chelsea pozicionohet në vendin e dhjetë me 31 pikë të grumbulluara.























