Vedat Muriqi i shënon gol edhe Villarealit
BKT
Sport

Vedat Muriqi i shënon gol edhe Villarealit

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi ka rigjetur rrugën e golave në La Ligë.

Muriqi ka shënuar golin e katërt për Mallorcan në duel me Villarealin. Ylli i ‘Dardanëve’ ka shënuar gol në minutën e 63-të për rezultatin 4-2.

Muriqi është duke bërë një ndeshje mjaft të mirë në duel meVillarealin. Ai asistoi edhe në golin e parë që shënoi Kadewere.

Kosovari, i cili po bën një sezon të madh me Mallorcan, i ka shënuar gol edhe skuadrave të mëdha spanjolle si Real Madridit.