PSG-Messi, këto janë zhvillimet e fundit
BKT
Sport

PSG-Messi, këto janë zhvillimet e fundit

F.Bytyqi/RTKLive

Eksperti i transferimeve Fabrizio Romano ka folur për të ardhmen e yllit të PSG-së, Lionel Messit.

Sipas tij, 35-vjeçari nuk është në bisedime me asnjë klub tjetër përveç PSG-së.

“Nuk jam i sigurt se situata ka ndryshuar”, tha Romano.

“Messi aktualisht është duke negociuar vetëm me PSG-në. Ata kishin një takim me babanë e tij, Jorge”, tha Romano, duke konfirmuar se për momentin nuk ka asnjë ofertë nga Barcelona.

Sipas tij, negociatat mes PSG-së dhe babai të argjentinasit do të vazhdojnë në javët e ardhshme.

“Ishte vetëm një takim hapës me PSG. Negociatat do të vazhdojnë në javët e ardhshme në mënyrë që të vendoset për detajet e kontratës së re duke përfshirë pagën dhe kohëzgjatjen e marrëveshjes”, tha ai.