Ballkani me përmbysje mund Drenicën, paqe në Gjilan
BKT
Sport

Ballkani me përmbysje mund Drenicën, paqe në Gjilan

F.Bytyqi/RTKLive

Janë mbyllur dy ndeshjet e fundit të javës së 20-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Ballkani me përmbysje e ka mposhtur Drenicën, me rezultat 2-1, të dielën në Suharekë.

Bissouka (10’), zhbllokojë ndeshjen duke kaluar në epërsi kuqezinjtë nga Skenderaj, derisa fitoren kampionëve në fuqi të Kosovës, ua siguroi Rrahmani, i cili shënoi dygolësh në minutën e 26-të dhe 89-të.

Pas kësaj fitore, Ballkani kthehet në krye të tabelës me 44 pikë, tri më shumë së Drita, derisa Drenica mbetet në vendin e tetë me 20 pikë të grumbulluara.

Ndërkaq, në sfida tjetër e ditës së sotëm mes Gjilanit dhe Drenicës është mbyllur baras 2-2.

Dabiqaj (30’.pen) dhe Zeka (80’), realizuan për Gjilanin, kurse, për skuadrën e Bylbyl Sokolit shënuan Sobowale (18’) dhe Tolaj (64’).

Gjilani renditet e treta me 31 pikë, kurse, Malisheva mbetet në zonën e rrezikshme me vetëm 19 pikë të grumbulluara.