PSG mposht Lillen e Zhegrovës, vendos Messi
BKT
Sport

PSG mposht Lillen e Zhegrovës, vendos Messi

F.Bytyqi/RTKLive

PSG e ka mposhtur Lillen, me rezultat 4-3, sot në ‘Parkun e Princave’, sfidë kjo e zhvilluar në kuadër të Ligue1.

Dueli mes parisienëve dhe Lilles, ka dhuruar një sfidë dramatike më shtatë gola të shënuara.

Mbappe (11’, 87’), Neymar (17’) dhe Messi (90+5’), shënuan për fitoren e kampionëve në fuqi të Francës, madje, argjentinasi me një supergol epilogun e kësaj ndeshje joshëse, derisa për Lillen shënuan Diakite (24’), David (58’ pen) dhe Bamba (63’).

Sulmuesi kosovar i Lilles, Edon Zhegrova terë ndeshjen e shikojë nga bankina.

Pas kësaj fitore, PSG ‘blindon’ kreun me 57 pikë, tetë më shumë së Marseille, kurse, Lille ndodhet në vendin e gjashtë me 41 pikë.