22:55 / 19.02.2023
Barcelona s’lejon befasi, mund Cadiz-in, forcon kreun
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Barcelona ka bërë edhe një hap të madh në garën për titull të kampionit në La Liga.
Katalonasit mposhten Cadiz-in, me rezultat 2-0, sonte në ‘Camp Nou’, në kuadër të elitës së futbollit spanjoll.
Skuadra e Xavi Hernandezit edhe në përballje me Cadiz-in, ka treguar paraqitje mjaft të mirë duke dominuar lojën dhe duke e çuar dy herë topin në rrjetën kundërshtare.
Roberto (43’) dhe Lewandwoski (45’), shënuan nga një gol për fitoren e Barcelonës.
‘Blaugranat’ vazhduan dominim në terren edhe në pjesëlojën e dytë, duke krijuar edhe disa raste të mira, megjithatë, gola më nuk kishte.
Pas kësaj fitore, Barcelona forcon kreun e tabelës 59 pikë, tetë me shumë së ndjekësi Real Madrid, kurse, Cadiz renditet e 17-ta me 22 pikë.























