Kuvendi këtë javë me dy seanca
BKT
Foto: Elmina Osmani
Lajme

Kuvendi këtë javë me dy seanca

E. Hoti/ RTKlive

Kuvendi i Kosovës këtë javë do të mbajë dy seanca. Kështu ka vendosur Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e sotme.

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se seanca e radhës do të jetë më 22 shkurt me fillim nga ora 12:00.

"Kuvendi i Kosovës në seancën e së mërkurës më 22 shkurt do të trajtojë pikat e papërfunduara nga seanca plenare e 23 dhjetorit, në të cilën ishin katër marrëveshje ndërkombëtare të cilat nuk u miratuan për shkak të mungesës së kuorumit", tha ajo.

Ndërsa një seancë e re, ka shtuar Kusari, do të mbahet të enjten  më 23 shkurt në të cilën përveç pikave të rendit të ditës, do të shqyrtohen edhe tri marrëveshjet e miratuara në Qeveri, ato nga procesi i Berlinit.


MË SHUME NGA Lajme