OSBE uron kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj
BKT
Shqipëri

OSBE uron kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj

ATSH

Prezenca e OSBE-së në Tiranë, uroi sot kryetaren e zgjedhur të Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj.

“I urojmë asaj dhe të gjithë anëtarëve të Gjykatës sukses në ushtrimin e detyrës së tyre themelore dhe presim me kënaqësi të vijojmë bashkëpunimin e afërt dhe frytdhënës edhe nën drejtimin e ri të saj”, thuhet në njoftimin e Prezencës së OSBE-së.

Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese zgjodhi sot në raundin e tretë të votimit kryetaren e re të Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj.

Holta Zaçaj u emërua anëtare e Gjykatës Kushtetuese në muajin janar 2023.


MË SHUME NGA Shqipëri