Gvardiol dëshironte t`i bashkohej Chelseas
BKT
Sport

Gvardiol dëshironte t`i bashkohej Chelseas

Uran Krasniqi/RTKLive

Josko Gvardiol ka treguar se e ka vuajtur molejimin e tij nga Leipzig për ta vazhduar karrierën në Premier League.

Qendërmbrojtësi njëzet e një vjeçar është një nga mbrojtësit më të kërkuar në Evropë pasi shkëlqeu për Kroacinë në Kupën e Botës të vitit të kaluar krahas formës së tij në Bundesligë.

Ai ishte i lidhur me një transferim te Chelsea verën e kaluar dhe futbollisti i RB Leipzig ka treguar se sa afër ishte transferimi në "Stamford Bridge".

“Agjenti im më thirri dhe më tha se Chelsea është jashtëzakonisht i interesuar. Leipzig tha nuk donte të më shisnin. Në fund ne nuk arritëm një marrëveshje dhe unë vërtet vuajta me atë vendim", ka thënë kroati.