Rama nis vizitën zyrtare në Japoni
BKT
Foto: Edi Rama /Facebook
Shqipëri

Rama nis vizitën zyrtare në Japoni

E. Hoti/ RTKlive

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama ka nisur sot vizitën zyrtare në Japoni.

Mëngjesin e sotëm,  Rama  është takuar me përfaqësues të Agjencinë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, për çka ka bëri të ditur se kanë diskutuar një sërë projektesh me rëndësi.

“Dhe me fillimin e vizitës zyrtare në Japoni, e cila nisi me takimin me Agjencinë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, ku diskutuam një sërë projektesh me rëndësi, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama në Facebook.

Rama po zhvillon vizitë zyrtare në Tokyo, Japoni deri në 25 Shkurt në kuadër të 42 vjetorit të vendosjes zyrtare të Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Japoni.

Zyra për shtyp e kryeministrit, njoftoi të hënën se ai do të zhvillojë një sërë takimesh, në kuadër të forcimit dhe thellimit të bashkëpunimeve mes dy shteteve, duke rikonfirmuar miqësinë mes dy vendeve, si edhe angazhimin e ndërsjellë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në sferën dypalëshe dhe shumëpalëshe, në përballimin e sfidave së bashku si miq dhe aleatë që ndajnë të njëjtat vlera.

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim bilateral me Kryeministrin i Japonisë, Fumio Kishida, si dhe do të marrë pjesë së bashku me delegacionin që e shoqëron, në darkën e shtruar prej tij.


MË SHUME NGA Shqipëri