Abazi: Kur hyn palaço në pallat mbretëror, vetëm mbretëria bëhet cirk
BKT
Foto: RTKlive
Lajme

Abazi: Kur hyn palaço në pallat mbretëror, vetëm mbretëria bëhet cirk

J.Musliu/RTKlive

(Plotësuar) Pas intervistimit nga Prokuroria Speciale lidhur me deklaratat e tij për zhdukjen e mostrave të të ndjerit Astrit Dehari, deputeti I Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, është deklaruar para mediave.

“Kam marrë ftesën nga Prokuroria, unë i jam përgjigjur ftesës”, tha deputeti Abazi. “Prokuroria ka qenë jashtëzakonisht korrekte në procesin e intervistimit si dëshmitar”, tha ai. “Të gjitha pjesët tjera janë pjesë e Prokurorisë. Është çështje e Prokurorisë të merret me këtë çështje dhe të realizojë drejtësinë”.

Deputeti Abazi deklaroi se nuk do të ndalet që pavarësisht kufizimeve që mund të ekzistojnë nga presioni deri në realizimin e të drejtave të tij si deputet dhe qytetar në një shoqëri normale.

“Pjesa tjetër është politike, presioni mund të shkojë në drejtime të ndryshme”,tha ai, duke folur ndër të tjera edhe për shkarkimin e tij nga Komisionet Parlamentare.

Ai ka thënë se shkarkimi i tij si kryetar i Komisionit vjen për shkak të guximit për të hapur tema kritike për shoqërinë.

“Kur hyn palaçoja në pallat mbretëror, nuk bëhet mbret, vetëm mbretëria bëhet cirk”, tha deputeti Abazi, duke përdorur këtë shprehje, por pa e specifikuar se për kë e kishte fjalën.

“Ne kemi bërë gjithë punën tonë për ndryshimin e madh në këtë vend”, tha ai.

“Kjo që po ndodh tani, përfshirë edhe shkarkimin nga z. Kurti, është rezultat i guximit qytetar dhe kryerjes së punës sipas betimit tim në Parlamentin e Kosovës”.

Megjithatë, Abazi ka thënë se nuk do të ndalet, pavarësisht limitimeve dhe presionit që mund t’i ushtrohet.

Deputeti Haki Abazi nis rrëfimin para prokurorit për rastin “Dehari”

Arlinda Sejda/ RTK

Haki Abazi, deputet në Kuvendin e Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, është paraqitur sot në Prokurorinë e Shtetit për tu marrë në pyetje.

Paraqitja e tij është bërë me thirrje të Prokruroisë Speciale dhe do të merret në pyetje nga prokurori Afrim Shefkiu.

Kjo pas deklaratave të Abazit në lidhje me zhdukjen e mostrave të rastit “Dehari”.

Gjithashtu, perfaqesuesi ligjor i familjes Dehari, avokati  Tomë Gashi, është paraqitur në Prokurorinë Speciale për të marrë pjesë në marrjen në pyetje të deputetit Haki Abazi.

Por avokati Gashi tha se ende nuk ka marrë përgjigjje nëse atij do t'i lejohet pjesëmarrja në këtë proces, ndonëse deklaroi se do të qëndrojë para prokurorisë.

 


MË SHUME NGA Lajme