Kurti i kundërpërgjigjet Abazit: Akuzat janë të pavërteta e të pasakta
BKT
Foto: RTKlive
Lajme

Kurti i kundërpërgjigjet Abazit: Akuzat janë të pavërteta e të pasakta

J.Musliu/RTKlive

Kryeministri Albin Kurti ka folur sot për akuzat e deputetit Haki Abazi. Ai tha se akuzat e tilla në adresë t tij janë të pavërteta dhe të pasakta.

“Ato nuk janë të vërteta e as të sakta”, tha Kurti. “Për këtë është përgjigjur ministrja e Drejtësie”.

Sipas kreut të Qeverisë i cili është edhe kryetar i LVV-së, ky subjekt politik është më i madhi dhe më demokratik.

“Unë nuk mund të mbajë përgjegjësi për fjalën publike të dikujt”, tha ai.

Sipas tij çdo deputet ka mundësinë e diskutimit të hapur për të gjitha çështjet.

 “Të gjitha çështjet i diskutojmë hapur në forumet tona dhe secili deputet i shpreh shqetësimet e veta, por unë nuk mund të mbaj përgjegjësi për fjalën publikë të dikujt tjetër”, tha ai.

 

 


MË SHUME NGA Lajme