De Bruyne e Laporte mungojnë kundër Leipzigut
BKT
Sport

De Bruyne e Laporte mungojnë kundër Leipzigut

Uran Krasniqi/RTKLIve

Kevin De Bruyne do të humbasë ndeshjen e Manchester Cityt kundër Leipzigut në Champions League. 

Kevin De Bruyne dhe Aymeric Laporte janë lënë jashtë skuadrës për ndeshjen që zhvillohet të mërkurën. Grupit mungon edhe John Stones, ndonëse ai është rast tjetër: nuk është në dispozicion që nga janari për shkak të një lëndimi në muskul.

Nuk ka pasur shpejgime nga klubi për dy mungesat. 

Të dy lojtarët e nisën ndeshjen e të shtunës në Nottingham Forest,ku De Bruyne u zëvendësua në minutën e tetëdhjetëetetë, ndërsa Laporte e kompletoi ndeshjen.