Dani Alvesit i mohohet lirimi me kusht
BKT
Sport

Dani Alvesit i mohohet lirimi me kusht

Uran Krasniqi/RTKLIve

Futbollistit brazilian Dani Alves i është mohuar lirimi me kusht nga një gjykatë spanjolle të martën.

Alves u arrestua në Barcelonë muajin e kaluar pas akuzave për sulm seksual në një klub nate më 30 dhjetor. Atij menjëherë iu ndërpre kontrata nga klubi meksikan, Pumas UNAM.

Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Paris Saint-Germain dhe Sevilla, shpresonte të lirohej me kusht, por u vendos që Alves të mos lirohej për shkak të rrezikut të arratisjes. 

Gjykata ka arsyetuar vendimin. 

“Ekziston një rrezik i lartë i arratisjes, i lidhur nga njëra anë me dënimin e lartë që mund të jepet për shkak të çështjes në fjalë, provat serioze të kriminalitetit dhe nga ana tjetër, me burime të mëdha financiare që do ta lejonin atë të largohej nga Spanja në çdo kohë", ka theksuar Gjykata. 

Ndërsa ekipi mbrojtës i Alves ka mohuar mundësinë e arratisjes së futbollistit. “Daniel Alves mbetet po aq i pafajshëm sa ishte para këtij vendimi. Dëshira e tij për të lënë Spanjën dhe për t'i shpëtuar procesit nuk ekzistonte dhe nuk ekziston", kanë thënë nga ekipi i futbollistit.