Keqtrajtimi i shtetasit shqiptar në Mal të Zi, reagon kryetari i Ulqinit
RTKlive
Pas keqtrajtimit të rëndë të shtetasit shqiptar nga pjesëtarët e Policisë Kufitare të Malit të Zi ka reaguar edhe kryetari i komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari, i cili përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka kërkuar që të dënohet "kjo sjellje çnjerëzore e zyrtarëve policor".
"Në emër të Komunës së Ulqinit, dënojmë ashpër sjelljen çnjerëzore të pjesëtarëve të Policisë Kufitare në vendkalimin e përbashkët me Republikën e Shqipërisë. Prandaj presim reagim të shpejtë dhe adekuat nga organet kompetente. Kërkojme që, policia të bëjë një hetim urrgjent dhe profesional dhe të ndëshkojë të gjithë ata që me sjellje të pahijshme dëmtojnë imazhin e shtetit. Aq më tepër që është shtetas i huaj dhe i moshuar! Njerëz të tillë thjesht nuk kanë vend në shërbimin civil", ka shkruar i pari i Ulqinit.
























