Rama takon drejtuesin e kompanisë së teknologjisë “Sumitomo Electric”
E. Hoti/ RTKlive
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Japoni sot është takuar me drejtuesin e kompanisë të teknologjisë së lartë “Sumitomo Electric”.
Në një postim në Facebook, Rama ka shkruar se “Sumitomo Electric” ka 400 filiale në botë në elektronikë, infokomunikacion, mjedis, energji, si edhe 1200 punonjës në Shqipëri.
Rama tha se objektivi është të hapen edhe 1000 vende të reja pune.
“Dhe me ditën e dytë të vizitës zyrtare në Japoni, që nisi me takimin me drejtuesin e kompanisë të teknologjisë së lartë “Sumitomo Electric”, me 400 filiale në botë në elektronikë, infokomunikacion, mjedis, energji, si edhe 1200 punonjës në Shqipëri, ku objektivi është të hapen edhe 1000 vende të reja pune, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.























